Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela njihet si lideri i cili ka bashkëpunuar me më shumë parti shqiptare e më pas i ka prishur bashkëpunimet. Nuk kanë kaluar ende 24 orë pas nënshkrimit të marrëveshjes mes ASH-së dhe AAA-së, Sela e tradhtoi liderin e AAA_së Afrim Gashin, përcjell TS.
Në marrëveshjen e ASH-së dhe AAA-së thuhet se të dy liderët duhet të bëjnë fushatë të përbashkët, me slogan të përbashkët ku edhe do të nxjerrin kandidatët e përbashkët për zgjedhjet e 12 Prillit.
Pas kësaj marrëveshje, Sela bashkë me Taravarin pa asnjë përfaqësues të Alternativës po mbajnë tubime në Gjermani e më pas do të shkojnë edhe në Danimarkë ku sipas marrëveshjes ata po e tradhtojnë Alternativën dhe liderin e saj Afrim Gashin.
Nuk dihet ende nëse Sela,Taravari dhe përfaqësuesit tjerë të ASH-së kanë shkuar me financat e përbashkëta ASH-AAA pasi sipas marrëveshjes edhe buxheti për fushatë është i përbashkët.