11.8 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeNisma “Shansë për Qendrën”: Mbi 100 objekte publike në SHKUP ngrohen me...

Nisma “Shansë për Qendrën”: Mbi 100 objekte publike në SHKUP ngrohen me naftë dhe mazut

Nisma “Shansë për Qendrën” ka përgatitur një hartë për të ndihmuar institucionet që të shohin të gjitha anët e problemit me ndotjen e ajrit, e cila tregon përqindjen e institucioneve pubike në mesin e ndotësve. Ata thonë se janë të bindur se, problemi me ndotjen nuk do të zgjidhet në mënyrë magjike, sepse ajo vjen nga shumë anë dhe nevojiten shumë qasje, transmeton Portalb.mk.

Nga kjo nismë thonë se, mazuti është energens jashtëzakonisht “i ndyrë”, por gjithashtu nuk është për nënçmim edhe vaji ekstra i lehtë i cili përmban shumë më shumë squfur se sa dizeli. Sipas tyre, pikërisht në këtë mënyrë funksionojnë ende mbi 100 objekte publike dhe sasitë që ata djegin janë të mëdha.

“Për shembull NQP në autobazat e saja, Trasnporti Hekurudhor dhe Klinika për Mjekësi Fizikale dhe Rehabilitim do të djegin qindra mijëra kilogram mazut këtë sezonë”, thonë nga “Shansë për Qendrën”.

Nga ana me naftën për amvisëri e cila digjet në një sezonë, sipas tyre, mund të mbushet më shumë se pishina olimpike. Më pas, atë e thithin qytetarët e Shkupit. Sipas marrëveshjeve për furnizime publike, për një sezoni nga rajoni i Shkupit, mund të digjen mbi 2,7 milionë litra naftë për amvisëri. Me naftë për amvisëri ngrohen një numër shumë i madh i shkollave, çerdheve dhe spitaleve në gjithë qytetin. Madje edhe instituti për sëmundje të mushkërive te fëmijët në Kozle, shfrytëzon naftë për amvisëri.

“Në luginën e Shkupit një institut publik – burgu i Idrizovës do të djegë madje 550 tonelata qymyr për ngrohje. E gjithë kjo po ashtu sjell ndotjen e ajrit”, thuhet në kumtesë.

Nga “Shansë për Qendrën” thonë se, që të ndryshohet mënyra e ngrohjes tek amvisëritë nevojitet më shumë kohë, përpjekje, punë me qytetarët dhe para së gjithash alternative të pranueshme për to. Sipas tyre, nevojitet vullnet politik dhe vendosmëri që t’i qaset problemit drejt zgjidhjes së problemit dhe të investohen shuma serioze të parave nga buxheti.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments