3.5 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeNisma “Më mirë për Tetovën”: Ndryshimet në KZ në prag të zgjedhjeve...

Nisma “Më mirë për Tetovën”: Ndryshimet në KZ në prag të zgjedhjeve lokale është një veprim jodemokratik

Nga nisma qytetare “Më mirë për Tetovën” konsiderojnë se vendimi që partitë politike parlamentare ta ndryshojnë Kodin Zgjedhor (neni 62) në prag të zgjedhjeve lokale dhe miratimi i ligjit me procedurë të përshpejtuar, e shohim si kontrabandë tendencioze dhe veprim skajshmërisht jodemokratik.

“Ne jemi thellë të bindur që ky veprim ka për qëllim vetëm mbrojtjen e interesave të partive të vjetra politike dhe parandalimin e nismave të reja të pavarura qytetare si dhe aktivistëve civilë që janë të gatshëm të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme lokale, për ta ndryshuar gjendjen e degraduar të komunave tona. Partitë në pushtet këtë vendim e morën menjëherë pas shpalljes publike që organizatat si Qyteti i Gjelbër Human – Shkup, Më Mirë Për Tetovën – Tetovë, Përndryshe – Manastir, Kandidatët e Gjelbër – Gazi Babë/Shkup etj do të garojnë me lista të këshilltarëve të pavarur. Kjo është tregues i qartë që partitë e vjetra janë të vetëdijshme që kanë humbur besimin te votuesi i pavarur dhe se e kanë të rrezikuar komoditetin për udhëheqje pa përgjegjësi dhe llogaridhënie. Është indikative se partitë e vjetra fillimisht përshëndetën pjesëmarrjen e listave të pavarura në zgjedhje, por me siguri pasi kanë bë anketa të brendshme dhe kanë vërejtur mbështetjen e madhe që këto lista e gëzojnë te qytetarët, ndryshuan strategjinë dhe tani me metoda antidemokratike duan të na pengojnë”, theksojnë nga nisma.

Nga “Më Mirë Për Tetovën” thonë se kryeministri bashkë me partitë e tjera, në vend që t’i adaptojë edhe te  shembujt pozitivë të vendeve demokratike si Danimarka, Gjermania, Greqia, Kroacia apo Malta ku pengesat për pjesëmarrje në zgjedhje pothuajse janë larguar,  e bën të kundërtën.

“Sheh si t’i pengojë dhe sabotojë ato me procedura të komplikuara burokratike në periudhë  kur pandemia nuk është shuar, me qëllimin e vetëm – për të ruajtur monopolin e partive të vjetra në shoqëri dhe duke përjashtuar përfshirjen në vendimmarrjen e qytetarëve si parim themelor demokratik të të drejtave të njeriut dhe të garantuar edhe me Kushtetutë. Madje vendet e rajonit nuk kanë kurrfarë pengesash që partitë e vjetra  kanë për qëllim që t’i implementojnë në vendin tonë”, thonë mes tjerash nga nisma.

“Më Mirë Për Tetovën” së bashku me nismat e tjera me mbështetje e të paktën 20 organizatave joqeveritare në Maqedoni, i dërguan letër presidentit Stevo Pendarovskit, Shtëpisë Evropiane – Shkup, Misionit të OSBE-së në Shkup dhe Misioneve Diplomatike në vend të përgjigjen lidhur me këtë vendim me siç, konsiderojnë, pengohet procesi zgjedhor demokratik në vend. 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments