14.5 C
Tetovo
E hënë, 20 Maj, 2024
BallinaLajmeNisin kërcënimet ndaj policëve të rinj serbë në veri, reagon shefi i...

Nisin kërcënimet ndaj policëve të rinj serbë në veri, reagon shefi i EULEX-it

Shefi i EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano, është shprehur i shqetësuar të martën lidhur me siç ka thënë, raportimet në media se policët e rinj të Kosovës nga komuniteti serb po marrin mesazhe kërcënuese.

Përmes një postimi në Twitter, ai e ka quajtur të papranueshëm çdo lloj kërcënimi apo frikësimi që bëhet.

“Jam shumë i shqetësuar nga raportimet e mediave lidhur me mesazhet kërcënuese kundër policëve të rinj të Kosovës nga komunitetet joshumicë. Çdo lloj frikësimi është i papranueshëm, dhe theksoj rëndësinë që Policia e Kosovës reflekton si dhe ajo përfaqëson tërë popullsinë e Kosovës”, ka shkruar Pietro Barbano.

74 policë të rinj nga komunitetet joshumicë në Kosovë kanë filluar punën në veri të vendit, gjersa prej tyre 45 janë serbë.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut të Mitrovicës, Veton Elshani, në një prononcim për Telegrafin ka thënë se të tjerët janë nga komuniteti rom, ashkali, egjiptas, boshnjak dhe turk.

“74 policë të rinj nga komunitetet kanë ardhur në veri, prej tyre 45 janë nga komuniteti serb. Ndërsa, të tjerët janë nga komuniteti rom, ashkali, egjiptas, boshnjak, turk. Për momentin është faza e trajnimit të tyre të brendshëm, e trajnimi i tyre përfshin patrull, trafik, hetime, etj”, ka deklaruar Elshani.

Me të marrë detyrën e re, përdorues serbë të rrjeteve sociale e nisën një fushatë linçuese ndaj policëve të rinj nga ky komunitet.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments