8.9 C
Tetovo
E diel, 5 Maj, 2024
BallinaOpinionNijazi Muharemi / Ja kush janë përsonat që janë marrë me manipulime...

Nijazi Muharemi / Ja kush janë përsonat që janë marrë me manipulime e shitblerje të votave në zgjedhjet lokale dhe me afera korruptive në komunen e Zhelinës.

Ja kush janë përsonat që janë marrë me manipulime e shitblerje të votave në zgjedhjet lokale dhe me afera korruptive në komunen e Zhelines.

Unë Nijazi Muharemi nga komuna e Zhelines deri sot nuk e kam përkrahur as një parti apo kryetar te komunes sepse une si ushtarë i luftrave ballkanike mendoj se politika edhe ushtria nuk shkojn bashkë, përderisa unë isha në luftra dhe pas lufte mirresha me qështje kombëtare duke kontribuar në mënyra të ndryshme disa të tjerë mirreshin me hajni e korrupsion,që nga paslufta në vendin tonë pushtetarët vjedhin e korruptohen,një ndër rastet është ai i kryetarit të komunes se Zhelines bashkë me bashkëpunëtorët e tij tash Blerim Seijdiu edhe Adnan Azizi ne votimet e fundit janë marrë drejt përdrejt me manipulime dhe blerjen e vota ne fshatin Strumnic komuna e Zhelines, ky i fundit Adnan Azizi ka mareë një shumë parash prej Edil Rushonit nga fshati Stumnic për blerjen e votave,ky ifundit i ka japë në kompenzim tokë të shtetit,

Krejt këtë përsonalisht ma ka vërtetue edhe Blerim Sejdiju ne zyren e tij në komunë por edhe Edil Rushoni përmes telefonit qe patem une Nijazi Muharemi edhe Edil Rushoni ,krejt kjo nuk do të ishte aq problem i madhë sikur ti ipej toka e shtetit por ata ja kanë premtu tokën e babëgjyshit e katragjyshit tim dhe atë që e ka trashëgu babai im nga ata dhe tani unë,tokë të cilen e kemi punu e pasë më shumë se 130 vite,ata përsonat në fjalë se si kan vepru e çka kan ba që kinse toka është e shtetit ata edhe zoti e dijn se çka kan ba ,ata këtë tokë ja kan japë Edi Rushonit me çmim 1 euro për metër katrorë e jo me çmim të tregut si do duhej të ishte,këtë e bënë për ti kthyer borgjin në vlerë 40 000 euro ,këtë ma ka thënë përsonalisht kryetari i komunes së Zhelines Blerimi.

Me këtë çka po deklaroj dua të them që do i ndjek të gjitha procedurat ligjore në nivel shtetëror për të dalë e vërteta në shesh,do të bëj çdo gjë që ta mbroj token e të parëve të mij nga hajdutët e të korruptuarit.

Qytetar i Zhelines Nijazi Muharemi pjesemarres ne disa lufta ballkanike.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments