Për më pak se 100 ditë, pritet rritje e re e pagës minimale, e cila do të arrijë në 22,500 denarë.
Për kompanitë kjo do të jetë një goditje e re, për shkak të shpenzimeve të mëdha, thotë numri një i Konfederatës së Bizneseve të Maqedonisë, Mile Boshkov. Problem shtesë, sipas tij do të jetë pagesa për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, të cilat në kohë krize vuajnë nga shpenzimet e larta.
“Përskaj rritjes prej dy mijë denarësh do të mbingarkohen edhe me kontributet sociale. Mesatarisht për ata që paguajnë pagë minimale, rritja mbi 15 për qind nuk është e dhënë e vogël që mund ta përballojnë në veçanti kompanitë e vogla dhe të mesme.”, – deklaroi Mile Bishkov nga Konfederata e Biznesit.
Nga Qeveria shpresojnë se me rritjen e pagës minimale do të rriten edhe pagat e tjera. Njoftojnë se bizneset do të subvencionohen në pjesën e kontributeve për punëtorët.
“Këtij modeli të rritjes së pagave i gëzohen edhe punëdhënësit, sepse u jepet mundësia t’i rrisin pagat. Njëherit dua të informoj se në Kuvend është edhe Ligji për subvencionimin apo lirimin nga kontributet, i cili është pjesë e pakos financiare të Qeverisë.”, – theksoi ministre e Punës dhe Politikës Sociale, Jovana Trençevska.
Sipas DAP-it, rreth 20 mijë punonjës nuk kanë marrë ende pagat e muajit nëntor. Paga minimale tani është 20,175 denarë dhe nga marsi i këtij viti nuk do të jetë më e ulët se 22,500. Në vitin 2016, paga minimale ishte 10,080 denarë, që do të thotë se me rritjen e fundit të paralajmëruar për mars të këtij viti, ajo është rritur për 110%, për tetë vite. (TVM2)