15 C
Tetovo
E martë, 16 Prill, 2024
BallinaLajmeBotaNga java tjetër kushdo që shkon në Gjermani duhet ta bëjë këtë

Nga java tjetër kushdo që shkon në Gjermani duhet ta bëjë këtë

Ministri gjerman i Shëndetësisë Jens Spahn ka bërë të ditur sot futjen në fuqi të një detyrimi të përgjithshëm të testit për udhëtarët që vijnë nga zonat me rrezik të lartë. Urdhri përkatës pritet të hyjë në fuqi javën e ardhshme.

“Kjo shërben për të mbrojtur të gjithë qytetarët,” ka deklaruar politikani i CDU-së për Agjencinë Gjermane të Shtypit DPA. “Ne duhet të parandalojmë që udhëtarët të kthehen te njerëzit e tjerë, në mesin e popullit  pa u vënë re dhe duke shkaktuar kështu zinxhirë të rinj të infeksionit”, është shprehur ai.

Instituti Robert Koch (RKI) mban një listë për shtetet dhe regjionet që përbëjnë një zona rreziku, transmeton albinfo.ch. Në versionin më të fundit, lista përfshin shtete duke filluar nga Afganistani dhe Egjipti, pastaj SHBA, vendet e Ballkanit perëndimor, Republika Qendrore e Afrikës etj. Nga vendet e BE-së, në listë është Luksemburgu.

Njësitë federale të Gjermanisë më parë kishin shkëmbyer mendime lidhur me çështjen e detyrimit për testim, përcjell albinfo.ch. Ndër të tjera, Bavaria kishte insistuar për detyrimin e testimit për të kthyerit nga zonat e rrezikut, direkt në aeroportet. Ndërkaq testet vullnetare janë tashmë të mundshme në aeroportet e Mynihut dhe Nyrnbergut.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments