2 C
Tetovo
E premte, 29 Nëntor, 2024
BallinaLajmeNga e mërkura shtrejtohen: Zejtini 7 denarë, buka 2 denarë, tabëll vezësh...

Nga e mërkura shtrejtohen: Zejtini 7 denarë, buka 2 denarë, tabëll vezësh dhe një kilogram oriz nga 5 denarë.

Edhe pse opozita kërkoi që masat të zgjasin deri në fund të vitit, të mërkurën përfundon afati për disa nga masat antikrizë, pas së cilës pritet një rritje shtesë e çmimit të produkteve bazë ushqimore.

Sipas informacioneve të Tv Sitel, vaji për gatim pritet të kushtojë më shtrejtë për 7 denarë, kurse buka për 2 denarë shtesë. Qumështi do të kushtonte së paku 3 denarë, ndërsa një tabëll vezë dhe një kilogram oriz do të kushtonte për 5 denarë.

Në muajin mars, Kuvendi miratoi masat kundër krizës të propozuara nga Qeveria, të cilat ulin TVSH-në për produktet ushqimore bazë nga 5% në 0% dhe ulin akcizën për karburantet, produkte të caktuara.

Përjashtimi i TVSH-së përfshin bukën, miellin e tipit 400, sheqerin, gjalpin, qumështin e lopës, mishin, orizin dhe vezët. Sipas statistikave, në prill, çmimet me pakicë u rritën me më shumë se 11%, dhe inflacioni arriti në 10.5%.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments