9.5 C
Tetovo
E diel, 28 Prill, 2024
BallinaLajmeErdogani: Për sa kohë që unë jam president i Turqisë, Suedia dhe...

Erdogani: Për sa kohë që unë jam president i Turqisë, Suedia dhe Finlanda nuk do të mund të anëtarësohen në NATO

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogani tha se bisedimet e javës së kaluar me delegacionet suedeze dhe finlandeze “nuk ishin në nivelin e pritur”, duke shtuar se Ankaraja nuk mund të miratonte ofertën e tyre për t’u bashkuar me NATO-n.

“Për sa kohë që Tajip Erdogan drejton Turqinë, ne definitivisht nuk mund t’u themi “po” vendeve që mbështesin terrorizmin”, tha Erdogan.

Pa mbështetjen e të gjithë anëtarëve të NATO-s, Suedia dhe Finlanda nuk do të mund të anëtarësohen në aleancën ushtarake.

Si Suedia ashtu edhe Finlanda mohojnë mbështetjen e militantëve kurdë, të cilët Erdogan i konsideron terroristë. Por si Finlanda ashtu edhe Suedia janë bashkuar në vendosjen e një embargoje armësh ndaj Turqisë pasi Erdogan urdhëroi operacione kundër grupeve kurde në Siri.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments