Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, nëpërmjet profilit në Fejsbuk njoftoi se Qeveria ka marrë vendim që ora policore në vend, prej të mërkurën do të fillojë prej orës 16:00, ndërkaq do të mbarojë në ora 05:00 të mëngjesit.
Ashtu siç njoftoi Bujar Osmani, gjatë vikendit, ora policore do të jetë 24 orëshe, gjegjësisht do të fillojë të premten në ora 16:00, ndërkaq do të mbarojë të hënën në ora 05:00.