7.8 C
Tetovo
E enjte, 18 Prill, 2024
BallinaLajmeNga 120 deputetë ,me 62 vota “pro” Kuvendi emëron zëvendësministrat e rinj...

Nga 120 deputetë ,me 62 vota “pro” Kuvendi emëron zëvendësministrat e rinj të qeverisë

Nga 120 deputet me 62 vota “pro” Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut ka emëruar zëvendësministrat e rinj të “Qeverisë Zaev 2”. Të pranishëm në sallë në momentin e votimit kanë qenë 106 deputetë, ndërsa 44 kanë votuar “kundër” dhe asnjë nuk ka abstenuar.

Zëvendësministër i Mbrojtjes është votuar Bashkim Hasani,

zëvendësministër i Punëve të Brendshme Nazim Bushi,

Agim Nuhiu është votuar si zëvendësministër i Drejtësisë.

Ilhan Rahman është votuar si zëvendësministër i cili do të udhëheqë Ministrinë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Bashkësive,

ndërsa Fatmire Isaku për zëvendësministre e Punëve të Jashtme.

Zëvendësministër i Financave është Dimitar Kovaçevski, në Ministrinë e Ekonomisë Zoran Manevski, ndërsa në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomizimit të Ujërave, Trajan Dimkovski.

Ilir Hasani zëvendësministër i Shëndetësisë,

Arafat Shabani në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës,

Enver Huseini në Ministrinë për Punë dhe Politikë Sociale,

Zoran Dimitriovski në Ministrinë për Pushtet lokal, ndërsa

Sedat Sulejmani në Ministrinë e Kulturës.

Për zëvendësministër të Shoqërisë Informatike dhe Administratës është votuar Aleksandar Bajdevski,

në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve Bekim Rexhepi,

ndërsa në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Hristina Oxhaklievska.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments