Nga 120 deputet me 62 vota “pro” Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut ka emëruar zëvendësministrat e rinj të “Qeverisë Zaev 2”. Të pranishëm në sallë në momentin e votimit kanë qenë 106 deputetë, ndërsa 44 kanë votuar “kundër” dhe asnjë nuk ka abstenuar.
Zëvendësministër i Mbrojtjes është votuar Bashkim Hasani,
zëvendësministër i Punëve të Brendshme Nazim Bushi,
Agim Nuhiu është votuar si zëvendësministër i Drejtësisë.
Ilhan Rahman është votuar si zëvendësministër i cili do të udhëheqë Ministrinë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Bashkësive,
ndërsa Fatmire Isaku për zëvendësministre e Punëve të Jashtme.
Zëvendësministër i Financave është Dimitar Kovaçevski, në Ministrinë e Ekonomisë Zoran Manevski, ndërsa në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomizimit të Ujërave, Trajan Dimkovski.
Ilir Hasani zëvendësministër i Shëndetësisë,
Arafat Shabani në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës,
Enver Huseini në Ministrinë për Punë dhe Politikë Sociale,
Zoran Dimitriovski në Ministrinë për Pushtet lokal, ndërsa
Sedat Sulejmani në Ministrinë e Kulturës.
Për zëvendësministër të Shoqërisë Informatike dhe Administratës është votuar Aleksandar Bajdevski,
në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve Bekim Rexhepi,
ndërsa në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Hristina Oxhaklievska.