4.9 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeNga 1 janari 2020, rritet pragu për lirim nga dogana e dërgesave...

Nga 1 janari 2020, rritet pragu për lirim nga dogana e dërgesave të vogla deri në 90 euro

 Në drejtim të zbatimit të rekomandimeve të Komisionit Evropian, si dhe rritja e vëllimit të e-tregtisë në vend, nga 1 janari i vitit 2020 nga dogana do të lirohen dërgesat e vogla në vlerë deri në 90 euro.

Siç kumtoi Ministria e Financave, kjo është mundësuar me ndryshimet e Dekretit, të përpunuara në bazë të analizës për doganim të dërgesave të vogla me të cilat pragu i lirimit nga dogana për to rritet nga 45 euro të deritanishme në 90 euro.

“Rritet numri i dërgesave të vogla që qytetarët dhe kompanitë i porosisin përmes Internetit, ndërsa me atë rriten edhe sfidat për shtetin dhe kompanitë. Në BE, pragu i dërgesave të vogla është 150 euro. Qytetarët që kthehen nga vendet e huaja nëpërmjet vendkalimit kufitar, munden me vete të marin mallra në vlerë prej 350 euro dhe për to të mos paguajnë shpenzimet importuese. Kur flasim për lehtësim të e-tregtisë tejkufitare duhet të meren parasysh të dy anët. Konstante janë kërkesat e qytetarëve për rritje të pragut të vlerës së mallrave që nënshtrohen në lirimin e pagesës së doganës. Nga ana tjetër ka presion të madh nga një kategori e caktuar e qytetarëve të cilët përmes lëshimeve të mëdha duan të kryejnë tregti ilegale. Për atë punojmë në përmirësimin e proceseve dhe rritjen e efikasitetit”, deklaroi ministrja e Financave Nina Angelovska në promovimin e skanerit për kontroll të dërgesave postare në zyrën doganore “Posta” në nëntor të këtij viti.

Sipas të dhënave të Entit shtetëror për statistikë, blerja elektronike në vendin tonë në vitin 2019 është rritur për 14 për qind, përkatësisht onlajn dërgesat janë rritur për 31,6 në 35,9 për qind. Gjithashtu, këtë vit është rritur edhe përfshirja e amvisërive të cilët përdorin internet për 81,8 për qind. (koha.mk)

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments