10.6 C
Tetovo
E enjte, 2 Maj, 2024
BallinaLajmeNga 1.000 denarë shtesë për pensionistët në prill, maj dhe qershor

Nga 1.000 denarë shtesë për pensionistët në prill, maj dhe qershor

Ndihmë financiare prej 1.000 denarë për prill, maj dhe qershor dhe ndryshim të metodologjisë për harmonizim dhe rritje të pensioneve, dakorduan Qeveria dhe përfaqësues të Lidhjes së Shoqatave të Pensionistëve dhe Partia e Pensionistëve. Nga Qeveria thonë se me metodologjinë e re do të krijohet model i cili do të mundësojë harmonizim dhe rritje të pensioneve të cilat nuk do të varen nga vullneti politik i cilido pushtet. Pensionistët janë të kënaqur nga vendimi, sepse me të, siç thonë, përcaktohet se pensionet janë kategori ekonomike, e jo sociale.

Mbështetja financiare për pensionistët, siç sqaroi mbrëmë pas takimit kryeministri Dimitar Kovaçevski, sigurohet për shkak të krizës ekonomike dhe nga pandemia e Kovidit, por edhe nga konflikti ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë.

Ai theksoi se në takim janë dakorduar që të pranojmë propozimin e pensionistëve për të inkorporuar një metodologji të re për rritjen e pensioneve bazuar në të ashtuquajturën formulë zvicerane, gjegjësisht pjesëmarrje prej 50 për qind rritje të kostos së jetesës dhe 50 për qind pjesëmarrje të rritjes të pagës minimale.

Harmonizimi i pensioneve do të bëhet dy herë në vit, edhe atë në muajt mars dhe shtator kur Enti Shtetëror i Statistikave jep të dhënat zyrtare.

Трајно го нормализира крвниот притисок на 120/80 за два дена токму затоа што..

“Me vendosjen e kësaj metodologjie dhe rritjen e pensioneve, në vitin 2022 krahasuar me vitin 2021 kemi historikisht rritjen më të madhe të pensioneve. Me këtë konfirmojmë dhe realizojmë një tjetër premtim të dhënë në ditën kur e zgjodhëm Qeverinë, e ajo është se përkujdesja për pensionistët do të jetë prioriteti kryesor i saj”, tha Kovaçevski.

Kjo, shtoi ai, do të krijojë një model që do të mundësojë harmonizimin dhe rritjen e pensioneve që nuk do të varet nga vullneti politik i asnjë qeverie.

Sipas ministrit të Financave, mjetet e parapara për këtë qëllim mund të realizohen nga fondi pensional, por edhe me ribalancim të buxhetit.

“Mjetet e parashikuara për këtë qëllim mund të realizohen nga fondi pensional, por duke qenë se ky harmonizim është edhe në gjysmën e dytë të vitit, mund të realizohet shtesë me ribalancimin e buxhetit, i cili do të jetë gjatë gjithë vitit, si çdo vit. vit. Po ashtu, ndihma e njëhershme mund të realizohet pikërisht tani siç ka paralajmëruar kryeministri”, deklaroi Besimi.

Kryetarja e Shoqatës së Pensionistëve Stanka Trajkova theksoi se janë të kënaqur me zgjidhjen e arritur, sepse siç theksoi ajo do të çojë në një zgjidhje sistematike afatgjatë që do të zbatohet drejtpërdrejt dhe nuk do të varet nga asnjë akt i Qeverisë, por thjesht do të sigurojë siguri ligjore për shfrytëzuesit e pensionit, sepse fondi do të mund të rregullojë pensionet në bazë të të dhënave që do të marrë nga Enti Shtetëror i Statistikave.

Kryetari i Partisë së Pensionistëve Ilia Nikollovski pas takimit theksoi se për herë të parë në histori Qeveria i ka kushtuar rëndësi aq të madhe pensionistëve.

Takimi i parë për konfirmimin e metodologjisë së re u mbajt në shkurt

Aktualisht, sipas të dhënave të fundit të Fondit për Sigurim Pensional dhe Invalidor të Republikës së Maqedonisë së Veriut nga janari i vitit 2022, në vend janë gjithsej 326.841 shfrytëzues të pensionit. Prej tyre pension pleqërie marrin 220.831 përfitues, pension familjar 75.249 përfitues, pension invaliditeti 29.736 përfitues, pension ushtarak 952 dhe pension bujqësor 37 persona.Sipas të dhënave të Fondit, pensioni më i lartë aktualisht është 59.674 denarë, ndërsa pensioni më i ulët është 10.791 denarë. Numri më i madh i 20.809 shfrytëzues të pensionit marrin nga 20.000 deri 22.000 denarë./tv21 – MIA

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments