19.4 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeBotaNew York-u lejon testimet për Covid 19 në farmaci

New York-u lejon testimet për Covid 19 në farmaci

Shteti i New York-ut, epiqendra e koronavirusit në SHBA, do të lejojë farmacitë që të kryejnë teste për virusin.

Deklaratën e ka bërë guvernatori Andrew Cuomo, i cili tha se do të jenë mbi 5 000 farmaci që do të kryejnë testime, me qëllimin që të zhvillohen 40 000 në ditë.

Në SHBA ka më shumë se 938 000 raste të konfirmuara. Pothuajse një e treta e viktimave në SHBA kanë qenë në këtë shtet.

Ndërkohë, Presidenti amerikan Donald Trump nuk doli në një deklaratë për mediat këtë dielë. Përmes një postimi në rrjetet sociale ai akuzoi mediat se pyesin pyetje armiqësore.

Ai u kritikua rëndë pasi sugjeroi gjatë një konference që dezinfektantët të përdoren si trajtim për virusin.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments