9.1 C
Tetovo
E shtunë, 4 Maj, 2024
BallinaLajmeBotaNew York Times pas më shumë se 100 viteve tërheq të gjithë...

New York Times pas më shumë se 100 viteve tërheq të gjithë korrespondentët nga Rusia

E përditshmja amerikane New York Times (NYT), ka tërhequr korrespondentët e saj nga Rusia, dhe kjo është hera e parë pas më shumë se 100 viteve ku kjo media amerikane nuk do të ketë gazetarë në terren në këtë shtet, shkruan CNN.

“Është një ditë e trishtueshme për historinë e New York Times në Moskë. Tërheqja e të gjithë korrespondentëve nga vendi. Atje kemi pasur gazetarë që nga viti 1921, me dy apo tri ndërprerje për shkak të problemeve me viza. As Stalini, e Lufta e Ftohtë nuk na kanë dëbuar nga Rusia”, ka shkruar në Twitter, Neil MacFarquhar, ish-shefi i redaksisë së NYT në Moskë.alsat.mk

Kjo tërheqje nga Rusia është zyrtarizuar të martën mbrëma, e si arsye për këtë veprim është ligji i ri i Moskës, që kriminalizon punën e gazetarëve që raportojnë për pushtimin rus në Ukrainë, ku rreptësisht ndalohet përdorimi i fjalës “luftë”.

Ligji i ri në Rusi, kriminalizon raportimin e pavarur dhe të drejtë për luftën që Rusia po e zhvillon në Ukrainë

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments