10.4 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajmeBotaNew York: Shtyhen zgjedhjet paraprake presidenciale për në 23 qershor

New York: Shtyhen zgjedhjet paraprake presidenciale për në 23 qershor

linku

http://illyriapress.com/new-york-shtyhen-zgjedhjet-paraprake-presidenciale-per-ne-23-qershor/

Guvernatori Andrew Cuomo ka deklaruar shtyrjen e zgjedhjeve paraprake për kandidatët presidencialë nga 28 prilli për në 23 qershor.
Shtyrja bëhet për shkak se mendohet që muaji që po vjen do të shënojë një rëndim të shpejtë dhe të jashtëzakonshëm të krizës së krijuar nga përhapja e koronavirusit.
Shifrat e reja sipas Guvernatorit në New York janë: 53, 318 raste të konfirmuara me koronavirus, 7,328 prej të cilëve ndodhen të shtruar në spitale. 1,755 janë në terapi intensive, që rezervohet për rastet më të rënda e që janë edhe rastet që kërkojnë “ventilatorin” pa të cilin nuk marrin dot frymë.
Guvernatori Cuomo këmbëngul se New York-u do të ketë nevojë për të paktën 30,000 ventilatorë të tillë. Presidenti Donald Trump që ka siguruar dërgimin deri tani të 2,400 të tillëve ka thënë se shifra 30,000 është e tepruar.
Dje, ishte kryebashkiaku Bill de Blasio që foli në telefon me Presidentin Trump për ta nxitur që të dërgohen më shumë mjete në ndihmë të New York-ut.
Cuomo deklaroi sot se numri i të vdekurve nga COVID-19 në New York është tani 728.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments