9.2 C
Tetovo
E shtunë, 20 Prill, 2024
BallinaLajmeNëpunësit që jetojnë jashtë Shkupit kërkojnë që fu njihen shpenzimet e udhëtimit

Nëpunësit që jetojnë jashtë Shkupit kërkojnë që fu njihen shpenzimet e udhëtimit

Nëpunësit administrativ që jetojnë jashtë Shkupit, por që u duhet të udhëtojnë drejt kryeqytetit për në vendet e tyre të punës, përmes një kërkese drejtuar Kuvendit dhe Qeverisë, duan që t’u njihen shpenzimet rrugore, mëson TV21.
Në njoftimin e tyre rreth kësaj kërkese shkruajnë se ndjehen të diskriminuar për shkak shpenzimeve të larta ku një pjesë e konsiderueshme e rrogës, shpenzohet për shpenzimet e rrugës, ndërsa shtojnë se përveç shpenzimeve të rrugës janë të obliguar të paguajnë edhe taksë rrugore.

“Ne si nëpunës administrativ që jetojmë jashtë Shkupit, duke sakrifikuar i mohojmë këto probleme të përditshme me të cilat përballemi, me qëllim që të kontribojmë në zhvillimin më të shpejtë të vendit tonë dhe përfshirjen më të shpejtë në familjen evropiane. Duke marë parasysh kohën që e harxhojmë në rrugë, në vend që ta kalojmë me njerëzit tanë më të dashur si dhe rrezikun ditor që marrim duke udhëtuar nga 100 deri 200 km çdo ditë, gjë që është një sakrificë e pranuar për të punuar dhe kontribuar në funksionimin më efikas të institucioneve, kërkojmë që Qeveria e RMV të marrë masa përkatëse me qëllim njohjen e shpenzimeve të udhëtimit ose sigurimin e banimit për nëpunësit administrativ që jetojnë jasht Shkupit” shkruhet në kërkesën e tyre, përcjell tv2l.tv.
Në fund të dokumentit po ashtu si shtojcë janë bashkëngjitur edhe nënshkrimet e mbledhura të nëpunësve që kërkojnë njohjen e shpenzimeve rrugore.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments