7.2 C
Tetovo
E mërkurë, 24 Prill, 2024
BallinaLajmeBota“Nënat heroinë”, Putin shpërblim 15 mijë Euro për nënat që lindin mbi...

“Nënat heroinë”, Putin shpërblim 15 mijë Euro për nënat që lindin mbi 10 fëmijë

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka rikthyer një shpërblim që daton nga epoka sovjetike. Bëhet fjalë për titullin e nderit “Nënat heroinë”, një shpërblim prej 15 mijë Euro për nënat që lindin dhe rritin 10 fëmijë ose më shumë.

Ky shpërblim është vendosur për herë të parë nga diktatori Joseph Stalin dhe pas rënies së Bashkimit Sovjetik u hoq si titull nderi.

Por tashmë Putin e ka rikthyer. Çmimi për këto nëna do të jepet sapo fëmija i tyre i 10 të mbushë 1 vjeç. Paratë do të shpërndahen vetëm nëse 9 fëmijët e tjerë janë ende gjallë. Por nga ky rregull bëjnë përjashtim nëse fëmijët vriten në një konflikt të armatosur apo akt terrorist.

Kjo nismë e Presidentit Putin besohet se vjen pas rënies së popullsisë së Rusisë prej disa dekadash, duke zbritur në 145.1 milionë banorë. /tvklan.al

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments