13.5 C
Tetovo
E premte, 14 Mars, 2025
BallinaLajmeNënat e serbëve: Vuçiq po na i merr djemtë me zor ta...

Nënat e serbëve: Vuçiq po na i merr djemtë me zor ta mbrojnë

Në tubimin e madh kundër qeverisë së udhëhequr nga presidenti serb, Aleksandër Vuciq, të shtunën në Beograd, pritet të ketë pjesmarrës edhe nga Kosova.

Për këtë ka filluar mobilizimi me serbët e këtushëm, anise jo të gjithë janë pro kësaj iniciative, njofton Klankosova.tv.

Organizatoret i kanë thënë Klanit se qëllimi i këtij aktiviteti është kundërshtimi kundrejt shantazheve, kërcënimeve e padrejtësive që po ndodhin para syve të tyre.-Advertisement-

Ndihen të shqetësuar edhe për studentët që tashmë janë pozicionuar në tendat e vendosura para presidencës në Beograd, çka i ka detyruar edhe këta të shkojnë atje.

Nënat e këtij komuniteti në Kosovë, druajnë për fëmijët e tyre, të cilët thonë se me zor po ia marrin, për ta mbrojtur pushtetin e Vuçiqit.

Nga ana tjetër, një numër i serbëve nga Kosova janë nisur që sonte për në kryeqendrën e Serbisë, për ta kundërshtuar qevrinë aktuale, duke iu bashkuar qindra-mijëra personave të tjerë atje.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments