Kryetari i Sindikatës së Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SAShK), Jakim Nedelkov në Emisionin “200”, ka deklaruar se, sipas vlerësimit personal të tij, në publik do të pranoheshte rritja e pagës për punëtorët arsimorë në vlerë prej 15 për qind nga janari i vitit 2020-s, ndërkaq ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi sërish e ka vlerësuar ofertën prej 10 për qind “si rritje historike”,
“Unë kam dhënë ofertën time, dhe që mendoj se në publik do të kalojë, dhe ajo është rritje prej 15 për qind nga janari i 2020-s. Mendoj se kjo të anëtarësia do të kalonte si propozim, dhe prandaj duhet të bëj tash thirrje deri te Qeveria dhe Ministria se duhet të kenë qasje më serioze në raport me propozimin tonë. Në të kundërtën, ne do t’i kërkojmë të drejtat tona materiale dhe sociale”, tha Nedelkovi, i cili tha se procedura e prononcimit të anëtarëve të SAShK-ut duhet të përfundojë javën e ardhshme.
Nga ana tjetër, ministri Ademi ka përmendur sërish rritjen e deritashme dhe 10 për qind nga viti i ardhshëm, gjë të cilën e vlerësoi si “rritje historike”.