6.8 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaLajmeMinistri i Kulturës Hysni Ismaili realizoi takim pune me regjisorin Millço Mançevski

Ministri i Kulturës Hysni Ismaili realizoi takim pune me regjisorin Millço Mançevski

Ministri i Kulturës Hysni Ismaili në kabinetin e tij realizoi takim pune me regjisorin e filmit me famë botërore, Millço Mançevski, filmat e të cilit janë shpërndarë në më shumë se 50 vende, ndërsa veprat e tij deri më tani kanë pasur më shumë se 250 shfaqje të festivalit.
Në takim u bë fjalë për filmin më të ri artistik “Shelgu” të Mançevskit i cili do të ketë premierë më 19 tetor në Festivalin e 14-t të Filmit në Romë. Bëhet fjalë për filmin e parë maqedonas që është zgjedhur zyrtarisht në mesin e 30 filmave në këtë festival, i cili është festivali më i ri ndër festivalet më elitë në botë, ku premiera botërore kanë pasur shumë fitues të Çmimit Oskar.
“Shelgu” është filmi i gjashtë me metrazh të gjatë i Millço Mançevskit. Filmi për mëmësinë, dashurinë dhe besimin. Në film interpreton një ekip i ri aktorësh: Nikolla Risteski, Sara Klimoska, Natalija Teodosieva, Nenad Nacev, Kamka Tocinovski. Në rolet e tjera janë: Petar Mirçevski, Bllagoj Çorevski, Ratka Radmanoviq, Ana Kostovska, Llaze Manaskovski, Katina Ivanova, Kire Gjorevski, Adem Karaga, Jelena Jovanova – Periq etj.
Drejtor i fotografisë është hungarezi Tamash Dobosh, dizajnues i produksionit është bashkëpunëtori shumëvjeçar i Mançevskit, britaniku Dejvid Mans.
Filmi është në produksionin e “Banana Film” dhe është bashkëproduksion maqedono-hungarez-belg, me pjesëmarrjen edhe të Shqipërisë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments