10.2 C
Tetovo
E premte, 3 Maj, 2024
BallinaLajmeNë zgjedhjet presidenciale të së mërkurës, të drejtë vote kanë 1.814.317 qytetarë...

Në zgjedhjet presidenciale të së mërkurës, të drejtë vote kanë 1.814.317 qytetarë të Maqedonisë

Votimi në zgjedhjet e shtatë presidenciale duhet të bëhet në 3480 qendra votimi në vend, por në 120 qendra votimi janë më pak se dhjetë votues të cilët janë drejtuar të ushtrojnë të drejtën e votimit në qendrën më të afërt të votimit.

Në zgjedhjet e shtatë presidenciale që do të mbahen të mërkurën, të drejtë vote kanë 1.814.317 zgjedhës. Nga këta, 1.713.758 zgjedhës janë të regjistruar në ekstraktet nga Lista zgjedhore për votim në shtet.

Në ekstraktet e veçanta të Listës zgjedhore janë regjistruar 2569 zgjedhës për personat që kanë paraqitur kërkesë për votim në përfaqësitë diplomatike konsullore apo zyrat konsullore dhe 2147 zgjedhës në burgje apo paraburgim. Janë regjistruar 534 votues, të cilët kanë paraqitur kërkesë për votim në institucionet për përkujdesje jashtëfamiljare, si dhe në Listën Zgjedhore janë regjistruar edhe dy persona të zhvendosur brenda vendit.

Votimi në zgjedhjet e shtatë presidenciale duhet të bëhet në 3480 qendra votimi në vend, por në 120 qendra votimi janë më pak se dhjetë votues të cilët janë drejtuar të ushtrojnë të drejtën e votimit në qendrën më të afërt të votimit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments