Tetovë.28.11.2024
Ai ecte gjithnjë ballëlartë dhe krenar duke bartur mbi vete në supe Flamurin Kombëtar .Rahim Neziri legjenda e burgjeve në Maqedoninë Komuniste dhe në Shqipërinë Enveriste.Por nuk e luhatën .Ai mbeti Rahim Neziri -Flamuri …Në nder të festave të Nëntorit ,disa ish të dënuar politikisht nga Tetova ,aktivistë kombëtarë,qytetarë ,familjarë ,intelektualë nga Tetova dhe bashkëfshatarë nga Shipkovica legjendare ngritën te varri i Rahim Nezirit shtizën prej ku tash e tutje do të valojë Flamuri Kombëtar.Iniciatori i gjithë kësaj ishte atdhetari i palodhshëm këtu e 50 vjet Ilas Osman Kamberi nga Shipkovca bashkëveprimtar i Vëllezërve Gërvalla në Gjermani fund viteve 1970-fillim viteve 1980-1990 dhe të tjerëve për zgjidhjen e çështjes shqiptare jashtë kufinjëve .Hoxha i Xhamisë Muharemçe në Tetovë Imam Shafiu mbajti fjalën e rastit ku vuri në spikamë kontributin e Lalës Rahim në burgjet edhe andej kufirit fundviteve 1960-70 dhe këndej fundviteve 1970-1990.Legjenda e gjallë por e pathyer…. .Poashtu fjalë rasti mbajti edhe Z.Esati nga Sellca një ish i burgosur politik që tregonte për këshillat e Lalës Rahim gjatë qëndrimit të burgut në Maqedoni .Sundonte kryefjala BASHKIMI KOMBËTAR…Shqipëri Kosovë një ….NUK MUNGUAN AS KUJTIMET DHE FJALËT E FAMILJARËVE …RESPEKTE



===============================================
INICIATORI ILAS OSMAN KAMBERI+GAZETARI (DAJA DHE NIPI )

GAZETARI MESUT SHABANI TETOVË
