7.9 C
Tetovo
E martë, 23 Prill, 2024
BallinaLajmeNë Tetovë janë shqiptuar 25 mijë dënime për maskat

Në Tetovë janë shqiptuar 25 mijë dënime për maskat

Me rritjen e numrit të të prekurve nga Koronavirusi, është rritur edhe numri i personave që janë gjobitur për shkak të mos-respektimin të masave mbrojtëse, përkatësisht për mos-mbajtje të maskës.

Vetëm për këto tre ditë janë shqiptuar 150 masa ndaj personave që nuk e respektojnë këtë masë. “Tetova pas Shkupit kryeson me 25 000 dënime ndaj personave që nuk kanë respektuar këtë masë”, kanë deklaruar nga policia e Tetovës për Alsat.
Një pjesë e qytetarëve ndërkohë akuzojnë Qeverinë për masa joefikase mbrojtëse.
Një popullata që duhet të kujdeset sepse nuk ka kujdes sa duhet shikoni nëpër lokale nëpër parqe, pra vetëdija te masa është tejet e ulët dhe më e keqja se edhe nuk e besojnë. Do preferoja ora policore të paktën prej ora 19 të fillojë apo deri në ora 20 sepse ajo është periudha kur ka lëvizshmëri më shumë”.
Që nga fillimi i pandemisë, në Tetovë dhe pesë komunat për rreth, janë regjistruar mbi 6 mijë të infektuar./Alsat

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments