Në televizione emetohen reklama politike me fëmijë, edhe pse është e ndaluar

29

Agjencia për monitorimin e fushatës zgjedhore e për zgjedhjet lokale 2021, ka konstatuar se disa televizione emetojnë reklama të paguara politike, në të cilat marrin pjesë fëmijë.

Sipas Kodit Zgjedhor, pjesëmarrësi në fushatën zgjedhore është përgjegjës për përmbajtjen e shpalljeve, komunikatave, reklamave dhe materialit tjetër të incizuar.

Nga Agjencia thonë se megjithatë përgjegjësi kanë edhe televizionet, duke pasur parasysh nenin 76 paragrafi 3 të Kodit Zgjedhor, në të cilin thuhet se është e ndaluar pjesëmarrja e fëmijëve në reklama të paguara politike.

Zgjedhjet lokale do të mbahen më 17 tetor, ndërsa fushata do të zgjasë deri më 15 tetor.