10.8 C
Tetovo
E martë, 7 Maj, 2024
BallinaLajmeNë takimin me Kurtin, opozita shqiptare e Maqedonisë së Veriut shprehu propozimin...

Në takimin me Kurtin, opozita shqiptare e Maqedonisë së Veriut shprehu propozimin për president shqiptar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me kryetarin e kuvendit, Glauk Konjufca sot janë takuar me krerët politikë shqiptarë nga Maqedonia e Veriut: Arben Taravari, Kryetar i Aleancës për Shqiptarët (ASh) dhe i Komunës së Gostivarit, si dhe udhëheqësit e Lidhjes Evropiane për Ndryshim (LEN), Bilall Kasami, Kryetar i Lëvizjes BESA e i Komunës së Tetovës, Izet Mexhiti, Kryetar i Lëvizjes Demokratike dhe deputet, dhe Afrim Gashi, Kryetar i Alternativës, po ashtu deputet.

Në takim, katër politikanët nga Maqedonia e Veriut shprehën propozimin e tyre për një president të Maqedonisë së Veriut.

Tutje, bëhet e ditur se në takim u diskutua edhe për situatën në rajonin e Ballkanit, për fqinjësinë e mirë dhe perspektivën e partneritetit të rëndësishëm ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

”Kurti i njoftoi kryetarët shqiptarë nga Maqedonia e Veriut për takimet e bisedat që ka pasur me krerët shtetërorë të Maqedonisë së Veriut dhe ata e njoftuan për zhvillimet politike atje. Temë e diskutimit ishte edhe situata shoqërore e ekonomike e komunitetit shqiptar në Maqedoni, nevoja për demokraci e stabilitet si dhe përmirësim e mbarëvajtje të raporteve mes komuniteteve etnike në atë vend, gjë të për të cilën Kosova vetë është shembull, por edhe e promovon dhe e mbështet”, bëhet e ditur në njoftimin e zyrës së Kryeministrit.

Në takim mori pjesë edhe këshilltari i kryeministrit, Bekim Qoku./21Media

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments