Në “Acibadem Sistina” vitin e kaluar qytetarët kanë lënë 77.5 milionë euro, ndërsa në “Zhan Mitrev Clinic” 32,5 milionë euro.
Një vit më parë në këto dy spitale kanë derdhur 69.1 milionë euro ose 40.9 milionë euro më pak se vitin e kaluar.
Me të hyra totale prej 77.5 milionë eurosh, Acibadem Sistina ka realizuar një fitim neto (tatimuar, fitim neto) prej 17.3 milionë euro. “Zhan Mitrev” ka një normë përfitimi edhe më të lartë, ndaj mund të mburret se ka qenë më i aftë për fitim se “Acibadem Sistina”.
Teksa në rrjetet sociale nisën të shpërndaheshin apelet për mbledhjen e parave për të ndihmuar të sëmurët, u shfaq e vërteta e dhimbshme se u kërkuan paraprakisht 12 mijë euro për një javë trajtim. Në fund faturat që mbërrinin te qytetarët ishin të tmerrshme, 20-30 mijë euro i mbijetoi apo jo pacienti. Fatkeqësisht, disa mbetën pa para (shpesh të huazuara) dhe pa të dashurit e tyre.