Në Romë do të ketë takim mes kryeministrit maqedonas Dimitar Kovaçevski dhe bullgarit Kiril Petkov, konfirmuan nga Ministria e Punëve të Jashtme të pyetur nga Telma.
Nga Qeveria thonë se nuk presin ndryshim të qëndrimeve në takimin Kovaçevski-Petkov.
Dy delegacionet shtetërore do të nderojnë në terma të ndryshëm shenjtorët Kiril dhe Metodi, por vizitat do të mbivendosen në një pjesë, ndaj pritet që tema e bisedimeve të jetë përshpejtimi i fundit evropian për tejkalimin e problemit.
Nuk ka ndryshime në mosmarrëveshje, ka presion për përparim, kështu i komentoi ministrja e jashtme bullgare Teodora Gencovska për BTV pretendimet për zgjidhje të shpejtë të ngërçit aktual në marrëdhëniet mes Maqedonisë dhe Bullgarisë.