4.7 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeNë Prizren nis hetimi për vendosjen e parullave në përkrahje të Kurtit

Në Prizren nis hetimi për vendosjen e parullave në përkrahje të Kurtit

Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren ka shpalosur për disa minuta në Kalanë e Prizrenit afishen me porosinë “Albin, jemi me ty 51%”.

Sipas përfaqësuesve të kësaj qendre, qindra afishe të tjera me porosi të ngjashme janë vendosur nga vetë qytetarët në shtëpitë e banesat e tyre, transmeton KOHA.

Mirëpo Policia e Kosovës ka njoftuar se ka marrë urdhër nga Prokurori i Shtetit për hetimin dhe identifikimin e personave që kanë vendosur një mbishkrim të ngjashëm në rrugën “Indrit Cara”, në Prizren.

Sekretari i Qendrës së LVV-së në Prizren, Karanfil Haxhillari, ka konfirmuar se aktivistët e VV-së e kanë shpalosur një baner për disa minuta në Kalanë e qytetit, derisa për të tjerat ka theksuar se janë vendosur nga qytetarët.

“Por këto kanë qenë nga qytetarët e Prizrenit jo nga VV-ja, apo e organizuar si e tillë. Ka qenë thirrje nëpër rrjete sociale që të vendosen banerë dhe qindra e mijëra qytetarë i kanë vendosur nëpër ballkone e shtëpitë e tyre”, ka thënë Haxhillari.

Ai e ka quajtur absurd hetimin e organeve ndjekëse pasi, sipas tij, qytetarët vetëm kanë shprehur qëndrimin kundër tendencës për tjetërsimin e votave të tyre nga partitë e caktuara politike. Ai ka shtuar se secili qytetar ka të drejtë që të kërkojë llogari për votën e tij.

“Me mijëra qytetarë si në Prizren po ashtu edhe në gjithë Kosovën kanë vendosur banerë të tjerë. Në qoftë se prokuroria fillon një gjueti, që po e quaj gjueti politike të kësaj forme, definitivisht për LVV-në është e papranueshme”, ka shtar Haxhillari.

Në anën tjetër, zëdhënësi i Policisë Rajonale të Prizrenit, Shaban Osmanollaj, përmes telefonit ka theksuar se pos institucioneve të drejtësisë është kërkuar që të njoftohet edhe Inspektorati i Komunës që pamfleti të largohet.

Osmanollaj ka shtuar se prokurori ka kërkuar intervistimin e të dyshuarve të mundshëm për vendosje të mbishkrimit por, sipas tij, ende nuk ka të tillë e as rast penal për ndonjë të dyshuar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments