4.3 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaLajmeNë hotelet në Kodrën e Diellit janë strehuar 154 persona në karantinë...

Në hotelet në Kodrën e Diellit janë strehuar 154 persona në karantinë shtetërore

Në hotelet në “Kodrën e Diellit” dhe “Slavia” në pronësi të ELEM-it strehojnë 154 persona në karantinë shtetërore si pjesë e masave qeveritare për të parandaluar përhapjen e coronavirusit.

Akomodimi, sipas ELEM-it, është realizuar dje dhe sot, ndërsa kapacitetet e hoteleve janë të mbushura me qytetarë që u kthyen me fluturime të organizuara nga Vjena dhe Bazeli.

“Gjatë pranimit, personat u monitoruan dhe intervistuan nga një ekip mjekësor në Qendrën Klinike Tetovë, me praninë dhe ndihmën e vazhdueshme të Ministrisë së Brendshme.

Shpërndarja e ushqimit, ujit dhe produkteve të higjienës në dhoma bëhet nga stafi i “Elementours” në përputhje me procedurat dhe protokollet e përcaktuara”, thonë nga ELEM.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments