16.8 C
Tetovo
E diel, 19 Maj, 2024
BallinaLajmeNë gjimnazin “Kiril Pejçinoviq” në Tetovë nuk u mbajtën dy orët e...

Në gjimnazin “Kiril Pejçinoviq” në Tetovë nuk u mbajtën dy orët e para! Profesorët kërkojnë rrogat e nëntorit, nga MASH thonë se sot do të lëshohen pagat

Në gjimnazin “Kiril Pejçinoviq” në Tetovë mëngjesin e sotëm në shenjë proteste nuk janë mbajtur dy orët e para të mësimit, shkruan TV21. Profesorët protestojnë pasi ende nuk kanë pranuar pagën e muajit nëntor, kërkojnë që deri të premten të lëshohen pagat, në të kundërtën thonë se do të ashpërsojnë grevën.

“Kësaj radhe me të vërtet është vonesa e madhe dhe kemi frikën se kësaj radhe mund të jetë dhe më e madhe ose mund të jetë e humbur edhe rroga, për shkak se pagesat bëhen në afat të caktuar deri tek organet e financave” Jeton Kamberi, kryetar i Këshillit të Shkollës

“Apelojmë deri te ministri, nëse mundet edhe ai të përfshihet personalisht, për këta ditë, deri të premten, është i shkurtër afati, e dimë, që edhe ne të mund t’i presim festat me rrogë, ja me rrethin më të ngushtë të familjes”, deklaroi Marko Rafaellovski, profesor i gjuhës gjermane.

Nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës thonë se gjatë ditës së sotme pritet të lëshohen pagat.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments