19.9 C
Tetovo
E diel, 19 Maj, 2024
BallinaLajmeNë gjimnazin, K.Pejçinoviq Tetovë, në mungesë të teksteve shkollore, profesoresha liron nxënësit...

Në gjimnazin, K.Pejçinoviq Tetovë, në mungesë të teksteve shkollore, profesoresha liron nxënësit nga mësimi

Në shenjë proteste për mungesë të teksteve shkollore, profesoresha e gjuhës angleze në Gjimnazin “Kiril Pejçinoviq” në Tetovë, liroi nxënësit nga ora e mësimit. Është absurde të mbash orë mësimore pa libër thotë profesoresha Lulzime Lazami, e cila apelon Ministrinë që të sigurojë tekstet

“Gjuha angleze pa libra nuk mund të mësohet dhe këtë e dinë mirë edhe prindërit edhe ata që merren me procesion arsimor, Ministria e Arsimit, sepse nuk ka ministër që nuk ka ndjek ndonjë kurs të gjuhës angleze dhe e dinë mirë se s`mund të mësosh pa libër gjuhën angleze dhe kjo krijon pengesë të madhe në mbarëvajtjen e orës mësimore. Librat e gjuhës angleze në gjimnaz janë dhjetë vite pa u ndërruar, andaj dhe nuk kemi libra sepse janë bërë të papërdorshëm”, deklaroi Lulzime Xhelili Lazami.

Nxënësit nga ana tjetër nuk kanë vetëm hallin e notave në gjuhën angleze, por edhe të provimit shtetëror.

“Ne jemi jashtë sepse librat në gjuhën angleze mungojnë, por edhe ata që i kemi u mungojnë fletat janë të shkatërruar. Kjo është me rëndësi sepse na duhen nota duhet të mësojmë nga diku po s`kemi ku”, tha një nxënës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments