Koalicioni VLEN erdhi si një bashkëpunim i pesë partive politike gjegjësisht katër partive politike në Maqedoninë e Veriut dhe mbështetjes së Vetvendosjes së Kosovës. Ata nuk arritën të jenë fitues në kampin politik shqiptar edhe pse morën 13 deputet. Me 13 deputet si humbës u bënë pjesë e qeverisë bashkë me VMRO-në dhe ZNAM-in.
Ende pa kaluar 100 ditë të qeverisjes ata janë goditur pamëshirshëm nga partnerët e koaliconit si nga VMRO-ja poashtu edhe nga ZNAM-i i Maksimit Dimitrievskit. Sa herë që e hapin gojën në mëngjes për ndryshimet kushteteuse, në mbrëmje ua mbyllin gojën nga VMRO-ja dhe ZNAM-i.
Në fillim ua hoqi flamurin shqiptarë, më pas i fotografoi me flamurin maqedonas, larguan gjuhën shqipe nga webfaqet e ministrive, në Washington nuk morën asnjë shqiptarë, skandali me Vjosa Osmanin dhe shumë skandale tjera brenda dy muajve.
Më pas VMRO-ja nuk ua pranon kandidatët për drejtor, ministrat e BESËS dhe LD_së i ka zhveshur nga kompetencat. Atë të Ekonomisë e la të merret me tezgat, ndërsa atë të LD-së e la të meret vetëm me kanalizimet.
Gjithë këto zhvillime brenda dy muajve ka hasur në pakënaqësi të mëdha brenda VLEN-it, duke mos duruar nënçmimin që ju bëhen shqiptarëve në këtë qeveri.
Portali TS, mëson ekskluzivisht se në fillim të shtatorit, pritet të ndodh tronditje në një nga partitë e VLEN-it, duke dhënë dorëheqje, shumë figura kryesore të partisë, shkaku i shumë nënçmimeve të mëdha që ndodhin në këtë qeveri mes VMRO-së, VLEN dhe ZNAM-it.
E deri sa të nisin tronditjet në VLEN, VMRO-ja pritet të shkel edhe më shumë këtë koalicion që ka hyrë si humbës në qeveri./TS/