7.3 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaEkonomiNë Austri mielli është rritur me 127 për qind

Në Austri mielli është rritur me 127 për qind

Në Austri, çmimet e ushqimeve janë rritur ndjeshëm gjatë muajve të fundit.

Kështu, lloji më i lirë i miellit është më i shtrenjtë, krahasuar me nivelin vjetor, me 127 për qind, sipas një studimi të Dhomës së Punës (DA).

Kushdo që dëshiron të gatuajë një tortë do të duhet të fusë dorën në portofolin e tij shumë më thellë për disa përbërës sesa ishte rasti i vitit të kaluar.

Kështu, çmimi për kilogram i miellit më të lirë nga 0.41 euro sa ka kushtuar vitin e kaluar është rritur në 0.92 euro aktual.

“Është një rritje prej gati 127 për qind”, tha avokatja e konsumatorit të AK-së, Gabriela Zgubiq.

Hulumtimi i AK tregon se çmimi i një kilogrami gjalpë më të lirë është rritur nga 5.67 euro në 9.96 euro, që është një rritje prej gati 76 për qind.

“Problemi i madh, pavarësisht rritjes, është se shpeshherë nuk ka produkte më të lira nëpër dyqane, kështu që konsumatorët duhet të blejnë produkte më të shtrenjta”, shpjegoi ajo.

AK ka mirëpritur masat e paralajmëruara për lehtësimin e barrës së qytetarëve, por mendon se Qeveria duhet të marrë vendim për uljen e përkohshme të TVSH-së për produktet ushqimore.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments