7.8 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeNdryshimet Kushtetuese, Grupi i Punës do të vendosë nesër

Ndryshimet Kushtetuese, Grupi i Punës do të vendosë nesër

S’kanë të ndalur reagimet e shtetit bullgar pasi që kryeministri Dimitar Kovaçevski në Samitin e Këshillit të Evropës publikisht iu kundërpërgjigj akuzave të zëvendëspresidentes bullgare, Iliana Yotova, se ka nëpërkëmbje sistematike të të drejtave të bullgarëve duke krahasuar qëndrimin e Bullgarisë ndaj Maqedonisë me qëndrimin e Rusisë ndaj Ukrainës.

Presidenti i Bullgarisë, Radev ka reaguar duke thënë se “udhëheqja e RMV-së mund të pretendojë se po ndërton një shoqëri moderne multietnike kur të gjejë forcën për të shkruar bashkatdhetarët e Goce Dellçevit në Kushtetutën e saj.”.

“Udhëheqësia e RMV-së duhet të bindë jo Bullgarinë, por qytetarët e saj se po ndërton një shtet demokratik në të cilin klubet bullgare nuk qëllohen, nuk digjen dhe bullgarët në këtë vend nuk i nënshtrohen represionit sistematik, dhunës fizike dhe proceseve të orkestruara gjyqësore.”, – deklaroi presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev.

Kryeministri Kovaçevski, me përgjigje ndaj Radevit:

“Pasi Grupi Punues për amendamentet kushtetuese t’i bëjë ndryshimet, kjo do të thotë se trashëgimtarët e Goce Dellçevit do t’i fusin në Kushtetutën e Maqedonisë bashkatdhetarët dhe trashëgimtarët e Radevit. Ndryshimet Kushtetuese janë pjesë e kornizës së negociatave me Bashkimin Evropian, “sepse ne po negociojmë me BE-në, jo me Bullgarinë”. Dhe prandaj mendoj se kjo është diçka që do të rrjedhë si proces dhe është diçka që duhet të ndodhë duke pasur parasysh se vendi duhet të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian, sepse qytetarët e meritojnë.”, – theksoi kryeministri, Dimitar Kovaçevski.

Ndërkohë, kryetarja e Grupit Punues për Ndryshime Kushtetuese, Margarita Caca Nikolovska, tha se të premten në rend dite është miratimi i rregullores së grupit punues, i cili duhet të përgatisë tekstin për iniciativën për ndryshimin e Kushtetutës së shtetit. Ajo theksoi se askush nuk ka caktuar afate sa i përket punës së tyre.

“Afatet në lidhje me punën tonë nuk janë caktuar nga askush dhe as nuk do të caktohen në këtë moment. Pasi të fillojmë të punojmë për thelbin e problemit, pasi të fillojmë të shqyrtojmë mundësitë për projekt-propozimin për një nismë për ndryshimin e Kushtetutës, atëherë do të mund të flasim pak më shumë për afatet. Megjithatë, mund t’ju siguroj se ne të gjithë duam që debati thelbësor të përfundojë sa më shpejt që të jetë e mundur. Dhe në këtë drejtim, sapo të fillojmë të punojmë për diskutimin thelbësor, do të merrni informacione dhe transparenca do të përfaqësohet pa asnjë problem.”, – u shpreh kryetarja e Grupit për Ndryshime Kushtetuese, Margarita Caca Nikolovska.

Sipas njoftimeve të Qeverisë Ndryshimet Kushtetuese duhet të bëhen deri në nëntor dhe më pas automatikisht do të bëhet hapja e kapitujve

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments