Sara Duterte-Carpio, vajza e madhe e presidentit të Filipineve, Rodrigo Duterte, paraqiti kandidaturën e saj për zëvendëspresidente të shtunën.
Duterte-Carpio, 43 vjeçe, e cila zëvendësoi babanë e saj si kryebashkiak i qytetit Davao dhe i përket një partie tjetër politike, kishte dhënë që më parë sinjale për kandidimin.
Ajo do të kandidojë në zgjedhjet e 9 majit 2022 nën partinë e koalicionit Partido Federal dhe Lakas-CMD, së bashku me Ferdinand Marcos Jr., i kandiduari i partisë për President.
Në fillim të kësaj jave, Duterte-Carpio tërhoqi kandidaturën e saj për t’u rizgjedhur si kryetare bashkie e Davaos.
Ndër ata që kandidojnë për presidencën janë Marcos Jr., djali dhe i diktatorit të ndjerë që u përmbys në 1986; ish-kampioni i boksit Manny Pacquiao; zëvendëspresidenti aktual dhe kritiku i Dutertes, Leni Robredo, si dhe Isko Moreno, kryebashkiaku i Manilës dhe një ish-aktor./ CNN-indeksonline.net