15.5 C
Tetovo
E diel, 19 Maj, 2024
BallinaEkonomiNdihmë financiare për 181 kompani/ Bytyqi: Krijojmë vende të reja pune dhe...

Ndihmë financiare për 181 kompani/ Bytyqi: Krijojmë vende të reja pune dhe rritje ekonomike

Vetëm në rajonin e Shkupit, Qeveria ka paguar rreth 1 miliard e 200 milionë denarë ndihmë financiare për 181 kompani përmes Ligjit për Mbështetje Financiare të Investimeve, tha zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, përgjegjës për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi, gjatë vizitës së sotme në kompaninë “Neho Isni” nga Shkupi. Bytyqi tha se kjo kompani ishte e mbështetur nga Qeveria, ku ndihma e paguar për “Mbështetje për rritjen e investimeve kapitale” dhe “Mbështetje për rritjen e konkurrueshmërisë në treg” arriti në mbi 6 milionë e treqind mijë denarë.

“Dua të theksoj se kompania e blen lëndën e parë për prodhimin e akullores ekskluzivisht nga kompanitë vendore, me mbi 70% të prodhimit të destinuar për tregjet rajonale dhe evropiane dhe pjesa tjetër plasohet në tregun e vendit. Në mbështetje të kompanive që përdorin lëndë të para vendore promovojmë qëndrueshmërinë dhe forcimin e ekonomisë vendore, sepse përmes kësaj qasjeje mbështeten fermerët, prodhuesit dhe furnizuesit lokalë. Kjo kontribuon në mënyrë aktive në krijimin e vendeve të reja të punës dhe rritjen ekonomike”- deklaroi Fatmir Bytyqi – zëvendëskryeministër për Çështje Ekonomike. 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments