15.7 C
Tetovo
E hënë, 29 Prill, 2024
BallinaEkonomiNdërtuesit shkelës u falën me ligj! Katet pa leje u shitën poshtë...

Ndërtuesit shkelës u falën me ligj! Katet pa leje u shitën poshtë çmimit të tregut! U ‘shlyen’ edhe pagesat e detyrimeve

Projektligji për sekuestrimin e kateve pa leje tek ndërtuesit e pallateve mbi 10 kate ka sjellë edhe favorizim të këtyre të fundit.

Ndërsa, u zbulua se këto kate shtesë pa leje u ishin shitur të njëjtët ndërtuesve me çmim 4 herë më të ulët se i tregut në rreth 230 euro m2, detajet e marrëveshjes mes tyre dhe Ministrisë së Financave zbuluan se atyre u janë falur dhe pagesat e detyrimeve, të cilat arrijnë deri në 2.2 milion euro.

Këto detyrime përfshinin taksën e infrastrukturës, tarifat e aplikimit për leje zhvillimi dhe ndërtimi, certifikatën e përdorimit, policat e sigurimit dhe pagesat për shërbimet kadastrale. Edhe pse falja e detyrimeve është bërë sipas nenit 30 të ligjit, sipas ekspertëve duhet tërhequr pasi ka dalë jashtë objektivave

“Në vendet demokratike fuqinë për të konfiskuar një pronë dhe për të tjetërsuar pronësinë e një objekti apo diçkaje materiale e ka vetëm gjykata dhe në këtë këndvështrim qeveria ka marrë atributet e gjykatës, nuk është hera e parë dhe as rasti I vetëm. Por, në të njëjtën kohë mënyra e zbatimit po nga qeveria p përfshirje të gjykatës ka krijuar një zgjidhje sui generis dhe një pasojë sui generis dhe në këtë këndvështrim qeveria bën si rregull dhe vlerësim të kuadrit ligjor pas zbatimit të tij dhe mbi këtë bazë janë të gjitha mundësitë që të nxjerrë mësimet e duhura për të revokuar dhe është krejt normale që qeveria ta tërheqë këtë akt”, tha Zef Preçi, ekspert ekonomie.

Qeveria pretendon se ka arritur të mbledhë rreth 10 milion euro nëpërmjet shitjes së gati 2 mijë metrave katrorë ndërtime shtesë pa leje. Sërish akti iu mbivendos ligjit të legalizmeve, nga të cilët ndërtuesit e paligjshëm rrezikojnë nga 5 deri në 7 vite burg, me synimin dhe është cilësuar si një amnisti për ndërtuesit e paligjshëm.

Top Channel

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments