11.1 C
Tetovo
E premte, 3 Maj, 2024
BallinaKronikëNdërtoi pa leje në tokë shtetërore në Kodër të Diellit! MPB me...

Ndërtoi pa leje në tokë shtetërore në Kodër të Diellit! MPB me kallëzim penal ndaj tetovarit

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se kanë ngritur ngritur kallëzim penal kundër 47-vjeçarit B.B. nga Tetova, përcjell TV21. Nga MPB theksojnë se i njëjti dyshohet për kryerjen e veprave penale “uzurpim i patundshmërive” dhe “ndërtim pa leje”.

“Me datë 17.11.2021, zyrtarët policorë në SPB Tetovë dhe inspektorët e autorizuar ndërtimor në Komunën e Tetovës kanë bërë kontroll në lokacionin “Kodra e Diellit”, dhe është konstatuar se i pandehuri ka vendosur një bazë betoni në përmasa 10×9 metra, me shtylla betoni dhe një mur betoni në tokë nën pronësi të shtetit”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments