Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se kanë ngritur ngritur kallëzim penal kundër 47-vjeçarit B.B. nga Tetova, përcjell TV21. Nga MPB theksojnë se i njëjti dyshohet për kryerjen e veprave penale “uzurpim i patundshmërive” dhe “ndërtim pa leje”.
“Me datë 17.11.2021, zyrtarët policorë në SPB Tetovë dhe inspektorët e autorizuar ndërtimor në Komunën e Tetovës kanë bërë kontroll në lokacionin “Kodra e Diellit”, dhe është konstatuar se i pandehuri ka vendosur një bazë betoni në përmasa 10×9 metra, me shtylla betoni dhe një mur betoni në tokë nën pronësi të shtetit”, thuhet në njoftimin e MPB-së.