1.1 C
Tetovo
E shtunë, 14 Dhjetor, 2024
BallinaLajmeNdërtimi i spitalit të Kërçovës ka nisur para rreth 40 viteve, qytetarët...

Ndërtimi i spitalit të Kërçovës ka nisur para rreth 40 viteve, qytetarët nuk besojnë se do të bëhet, BDI për 22 vjet nuk e bëri !

Janë disa kompani ndërkombëtare të cilat janë të interesuara t’i përfundojnë punimet në spitalin e Kërçovës dhe atë të Shtipit. Kështu u shpreh në Click Plus, ministri i shëndetësisë Arben Taravari, sipas së cilit, kompanitë vet do të siguronin kredinë, të cilën më pas do ta paguajë shteti.

Ministri tha se do të jetë njeriu më i lumtur në Maqedoni pas përfundimit të këtyre dy spitaleve.

 “Kam dëshirë të jashtëzakonshme që në mandatin tim ta përfundoj spitalin e  Kërçovës. Do të isha njeriu më i lumtur në Maqedoni dhe e dyta spitali klinik i Shtipit  i cili ka filluar të ndërtohet në 2009/10 dhe në qoftë se arrijmë për dy vite në 2027 t’i përfundojmë Shtipin dhe Kërçovën, ne do të fillojmë seriozisht të projektojmë idenë e cila veç më ekziston ”, tha Arben Taravari, miniistër i Shëndetësisë.

Por qytetarët Kërçovës kanë humbur besimin dhe shpresën, sepse ky spital ka nisur të ndërtohet para pothuajse 4 dekadave.

 “Të gjithë deri më tani kanë premtuar, por askush nuk e ka bërë.

Gazetarja: Taravari premtoi se këtë mandate do ta përfundoj?

Askush nuk besojmë asgjë në atë. Sa e bënë autostradën, aq edhe spitalin”

 “Nuk besoj, kanë kaluar 35 vite, 40, dhe do të kaloj ende”

 “Deri më tani nuk kam besuar, por tani do të shohim nëse ju jep para Mickoski do ta bëjnë, shpresojmë dhe presim ne “

 “Të gjithë ministrat paraprak kanë thënë se spitali do të bëhet, do të bëhet por unë u plaka 65 vjet dhe rregulloj dokumentet të shkoj në Amerikë, pensionin e morra ndërsa spitali është ende duke u ndërtuar, kemi harruar edhe kur ka filluar të ndërtohet të gjithë kryetarët e komunave , ministrat thonë do të bëhet”

Ndryshe spitali në Kërçovë ka filluar të ndërtohet dikur në vitin 1985 dhe është lënë për një kohë të gjatë në fazën karabinë. Para disa vitesh filluan ta lyejnë, por sërish u la pa përfunduar.

Ministri Arben Taravari është ministri i 18 i shëndetësisë që premton përfundimin e këtij spitali.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments