11.4 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeNdërtimet ilegale dhe UNESKO-ja, Zaevi: Nëse kërkon Merko, do t’ja marrë ingerencat

Ndërtimet ilegale dhe UNESKO-ja, Zaevi: Nëse kërkon Merko, do t’ja marrë ingerencat

Nëse kryetari i Komunës së Strugës, Ramiz Merko do ta dërgojë kërkesën që t’i merren ingerencat në fushën e planifikimit urbanistik, atë do ta pranojë Qeveria, deklaroi kryeministri Zoran Zaev. Deri tash Merko ende nuk e ka dorëzuar kërkesën për marrjen e ingerencave.

I pyetur nga Portalb.mk, kryeministri Zaevi tha se ingerencat do të pranon t’ua marrë Strugës dhe Ohrit, sepse duhet të përmbushen kërkesat e UNESKO-s, të vendoset rend dhe të eliminohet dukuritë devijuese, kjo për të mirën e qytetarëve.

“Ingerencat merren në pajtim me Ligjin. Ja që do të bëj koment direkt. Mua nuk më ka arritur një njoftim i tillë nga zotëri Merko, të cilin e shoh në publik. Nëse është dërguar, me siguri do të arrinte. Dëgjova se edhe Ohri dëshiron t’i dorëzojë ingerencat në pjesën e ndërtimit. Dukshëm unë prita që gjatë kësaj periudhe të veprojnë institucionet, për atë që është temë aktuale në Ohër dhe Strugë, për shkak të UNESKO-s. Nëse nuk veprojnë, atëherë shteti ua merr ingerencat. Nëse ato e bëjnë atë, shteti do t’i marrë ingerencat, për shkak se, ka përgjegjësi. Përgjegjësia është të rregullohet Ohri dhe liqeni i Ohrit dhe rrethina, për shkak të UNESKO-s por edhe të vendoset rend dhe të eliminohen disa dukuri devijuese që ndodhin atje. Qëllimi ynë është të veprojë në bazë të Ligjit, të zgjedhim firma sipas Ligjit”, tha Zaevi.

Përndryshe dje në media ka qarkulluar një letër, në të cilën thuhet se Merko kërkon nga zëvendëskryeministrat e Qeverisë që t’i merren ingerencat në fushën e planifikimit urbanistik dhe të dhënies së lejeve për ndërtim. Ndër të tjerash, Merko e ka paraqitur si shkak situatën e fundit në lidhje me kushtet e parashtruara nga UNESKO, për rrënim të ndërtimeve të egra në Ohër dhe Strugë.

Kjo vjen pasi që kohës së fundit është alarmuar për mundësinë e fshirjes së Ohrit nga Lista e UNESKO-s për shkak të mbindërtimeve pa leje në Strugë dhe Ohër.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments