20.3 C
Tetovo
E martë, 16 Prill, 2024
BallinaLajmeNdërojnë jetë dy studentë të Universitetit të Tetovës!

Ndërojnë jetë dy studentë të Universitetit të Tetovës!

TELEGRAM NGUSHËLLIMI

Të nderuar miq, shoqëria jonë, rrethi ynë qytetarët tanë jetojnë në ditë jo të mira. Ndjehem keq që kohën e fundit më duhet t’Ju drejtohem jo rrallë herë me telegrame ngushëllimi. Mirëpo, gjendja aktuale me të cilën të gjithë përballemi na obligon që shqetësimet dhimbjet për humbjet e më të afërmeve tanë të mundohemi t’i ndajmë bashkërisht.

Përmes këtij telegrami, në emrin tim personal dhe në emër të institucionit që e drejtoj shpreh ngushëllimet më njerëzore për ndarjen e parakohshme nga jeta të dy studentëve tanë: Rihane Imeri – studente e Fakultetit Ekonomik dhe Getoar Hasani – student i Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë.

Këto momente të vështira le t’i ndajmë bashkë me familjarët e studentëve tanë që humbën fëmijët me miqtë dhe kolegët e tyre.
Prehuni në paqe!

Prof. Dr. Vullnet Ameti ,Rektor i Universitetit të Tetovës

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments