Ndërron jetë në moshën 80-vjeçare aktori i humorit, Gëzim Kruja. Artisti u nda nga jeta pas një sëmundjeje të rëndë nga e cila vuante prej disa kohësh. Gëzim Kruja dha rreth 60 vjet kontribut në skenën shqiptare duke u bere një prej figurave më të dashura të humorit. Ai e nisi karrierën në moshë fare të re dhe përgjatë dekadave la gjurmë sidiomos me trupën e aktiorëve shkodranë.
Aktori i humorit ka shkruajtur 15 komedi, 10 recitate, 2 libra me monologë gazmor, ndërsa ka interpretuar mbi një mijë role në skeçe të ndryshme në 52 vite.
Gëzim Kruja në vitin 2004 mori titullin “Krenaria e Qytetit” të Shkodrës, ndërsa një vit më pas urdhrin “Naim Frashëri i Artë” dhe në 2010, edhe titullin “Mjeshtër i Madh”.
Presidenti Ilir Meta reagoi në rrjetet sociale duke i shprehur ngushëllimet familjes , të afërmeve dhe artdashësve për humbjen e artistit të madh.
Në mesazhin e tij, kreu i shtetit thekson se Gëzim Kruja do të mbahet mend për personazhet e interpretuara mjeshtërisht, si dhe për trashëgiminë e vyer artistike.