6.2 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajmeNATO: Rusia po mobilizon trupa të reja

NATO: Rusia po mobilizon trupa të reja

Sekretari i Përgjithshëm Stoltenberg garanton mbështetje të vazhdueshme për Ukrainën

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg paralajmëroi se Rusia po mobilizon trupa të reja për të mbushur luftën e saj në Ukrainë dhe se nuk duhet nënvlerësuar. Ai foli në një konferencë shtypi, në krah të udhëheqësve të Bashkimit Europian, Presidentes së Komisionit Ursula von der Leyen dhe kreut të Këshillit të BE-së, Charles Michel. Stoltenberg u bëri thirrje vendeve anëtarëve të NATO-s dhe BE-së që të përgatiten për një luftë të gjatë.

“Qëllimi ynë është që të forcojmë mbështetjen për Ukrainën. Rusia ka pësuar humbje të mëdha për shkak të ushtarëve të guximshëm, profesionalizmit dhe përkushtimit të forcave të armatosura ukrainase, por ne nuk duhet ta nënvlerësojmë atë. Ajo po mobilizon edhe më shumë trupa, po punon për të siguruar më shumë pajisje e municione dhe po tregon gatishmëri të vuajë, për të vazhduar luftën. Nuk ka asnjë të dhënë që tregon se Presidenti Putin ka ndryshuar qëllimin e përgjithshëm të luftës së tij brutale në Ukrainë”.

Presidentja e Komisionit Europian VonderLeyen paralajmëroi sanksione të reja ndaj Bjellorusisë, si pjesë e masave të BE-së për të ndëshkuar ato vende që mbështesin Rusinë.

Në lidhje me furnizimin e Kievit me tanke luftarake perëndimore, përfshirë modelin “Leopard 2”, presidentja Von der Leyen tha se ukrainasit duhet “të marrin të gjitha pajisjet e nevojshme ushtarake që u nevojiten”.

Sekretari Stoltenberg tha gjithashtu se ai mirëpret vendimet e Shteteve të Bashkuara, Gjermanisë dhe Francës për të ofruar mjete ushtarake për Ukrainën.

Nga ana e tij Presidenti i Këshillit Europian Charles Michel tha lufta në Ukrainë ka prodhuar dy pasoja të padëshiruara për Moskën, ka forcuar BE-në dhe NATO-n, dhe i ka afruar edhe më shumë këto organizata me njëra-tjetrën.

Klan News

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments