Naser Selmani
Ajo i shkaktoi opozitës maqedonase një disfatë të thellë, të paparë më parë në historinë e zgjedhjeve, duke e mundur me një diferencë shumë të madhe. VMRO fitoi në 54 komuna, ndërsa LSDM vetëm në gjashtë.
Përveç opozitës maqedonase, VMRO mundi edhe partitë shqiptare — VLEN dhe Aleancën Kombëtare për Integrim (AKI) — në tre komuna me shumicë shqiptare: Kërçovë, Butel dhe Bërvenicë. Në këto komuna, Mickoski arriti të përçajë votën shqiptare duke ushtruar presion mbi drejtuesit e VLEN-it që të tërhiqeshin jo vetëm
nga mbështetja për kandidatin e opozitës në Kërçovë, por edhe nga kandidati i tyre në Bërvenicë. Distancimin e VLEN-it nga Hakim Ramadani e konfirmoi edhe deklarata e misionit vëzhgues të OSBE-së që monitoroi zgjedhjet lokale.
VMRO ndikoi gjithashtu në përcaktimin e fituesve në të paktën tre komuna të tjera shqiptare: Tetovë, Strugë dhe Dibër. Mickoski me mjeshtëri kushtëzoi kandidatët e VLEN-it në këto komuna, duke i detyruar të tërhiqnin mbështetjen për Deharin në Kërçovë dhe për Ramadani në Bërvenicë. Kryeministri la të kuptohej se mes VMRO- së dhe VLEN-it kishte një marrëveshje parazgjedhore, e cila duhej respektuar nëse partneri shqiptar i koalicionit kërkonte mbështetjen e VMRO-së në komuna ku nuk mund të fitonte pa ndihmën e saj.
Megjithatë, fitorja bindëse e VMRO-së është paguar me një çmim të lartë. Partia fitoi duke humbur mbi 140 mijë vota krahasuar me zgjedhjet paraprake dhe pa marrë një konfirmim të qartë nga Misioni Vëzhgues i OSBE-së se procesi zgjedhor ishte i
ndershëm dhe demokratik.
Në deklaratën e OSBE-së jepen vlerësime të ashpra për procesin zgjedhor, i cili, sipas misionit, nuk arriti të përmbushë paragrafin 5.4 të Dokumentit të Kopenhagës të vitit 1990. Ky vlerësim lidhet veçanërisht me përfshirjen e vazhdueshme të funksionarëve qeveritarë në fushatë, gjë që ka zbehur ndarjen midis shtetit dhe partisë. Në vitin 2015, misioni vlerësues i Bashkimit Evropian, i udhëhequr nga eksperti Reinhard Priebe, e kishte identifikuar këtë fenomen si shenjë të “kapjes së shtetit”.
Deklarata përmban edhe kritika të tjera serioze ndaj procesit zgjedhor, si ndarjet etnike, pjesëmarrja e ulët e qytetarëve, problemet me administratën zgjedhore dhe qasja e pabarabartë e partive në media. Aty theksohet se jo të gjithë kandidatët kishin kushte të barabarta në fushatë, për shkak të ënyrës selektive të ndarjes së reklamave politike, gjë që shtrembëroi dukshëm terrenin mediatik.
Po ashtu, OSBE shpreh shqetësim për mungesën e transparencës në financimin e fushatës dhe për mungesën e ndëshkimeve për shkeljet, çka ka dëmtuar besimin publik dhe llogaridhënien e procesit zgjedhor. Në raport përmendet edhe dukuria e blerjes së votës, presioni ndaj punonjësve të sektorit publik dhe ndjekja e votuesve në vendvotime.
youtube.com/watch?v=5GeOIhMvq5s&fbclid=IwY2xjawN7Og1leHRuA2FlbQIxMABicmlkETFnbDV3VUthNlo0TU5wR0Nrc3J0YwZhcHBfaWQQMjIyMDM5MTc4ODIwMDg5MgABHsuq_sJBTc6KGi7H5L6UDRSuh0Dx5KOw3sqphxjA0pUe_djJ7wQ79Mn4VDmG_aem_UxF8ZT0TAau_pCSUriVk2A
