6.2 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajmeMyslimanët e Sanxhakut në Mal të Zi i ankohen Dritan Abazoviqit: A...

Myslimanët e Sanxhakut në Mal të Zi i ankohen Dritan Abazoviqit: A e di ç’po heqim nga partnerët tuaj serbë

linku https://www.fmimages.net/myslimanet-e-sanxhakut-ne-mal-te-zi-i-ankohen-abazoviqit-a-e-di-cpo-heqim-nga-partneret-tuaj-serbe/

Komunitetit Mysliman i Plevles në Mal të Zi, iu drejtua kreut të formacionit “Bardh e Zi”, shqiptarit Dritan Abazoviq, i cili raportohet se ka vendosur të bëjë koalicion me forcat proserbe në krijimin e qeverisë së re, duke deklaruar se ka kaos, paligjshmëri dhe urrejtje ndaj anëtarëve të pakicave kombëtare në atë qytet në veri.

“Urrejtja po përshkon rrugët e qytetit nga ju dhe mbështetësit e partnerëve tuaj të koalicionit që po festojnë fitoren e zgjedhjeve.

Plevla po kthehet në vitin 1992, gjë që të kujton terrorin kundër myslimanëve në Plevla dhe Bukovica, vrasjet, sulmet fizike dhe sulmet ndaj pronës, fyerjet, poshtërimet publike”, thuhet në deklaratën e këtij komuniteti

Ata e ftuan Abazoviqin që të vinte në Plevla për t’u bindur për situatën e përshkruar “para se të jetë tepër vonë”.

“Përgjigjuni qytetarëve nëse ky është epilogu i planifikuar i fushatës zgjedhore që keni udhëhequr me partnerët tuaj politikë”, përfundon deklaratë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments