4.9 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaLajmeMustafa kërkon mbështetjen e liderëve të EPP-së për liberalizimin e vizave

Mustafa kërkon mbështetjen e liderëve të EPP-së për liberalizimin e vizave

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, sot me ftesë të Presidenti të EPP-së, Donald Tusk, mori pjesë në takimin – videokonferencën, me Liderët e EPP-së, organizuar nga Partitë Popullore Evropiane, në kuadër të Samitit të Zagrebit. Në këtë takim kryetari Mustafa, diskutoi për perspektivat e BE-së për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe sfidat me të cilat po përballemi në veçanti me pandeminë Covid-10. Ai kërkoi mbështetjen e të gjitha vendeve për liberalizimin e vizave. Po ashtu, kryetari Mustafa diskutoj për objektivat e Qeverisë së LDK-së, përfshirë trajtimin e situatës së post pandemisë, rimëkëmbjen ekonomike, forcimin e ligjit, luftimin e korrupsionit dhe objektivat tjera kyçe që do të ndikojnë në zhvillimin e Kosovës. Në këtë pikë kryetari Mustafa theksoi që dialogu Kosovë – Serbi do të jetë në fokus, që synon të ketë njohjen reciproke. Ai gjithashtu falënderoi BE-në për përkrahjen e deritanishme në të gjitha proceset. Në Samitin e EPP-së, marrin pjesë liderët institucional dhe të opozitës të 27 vendeve të BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments