7.8 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBotaMuslimanët e Singaporit këtë vit do të shmangin kryerjen e haxhit

Muslimanët e Singaporit këtë vit do të shmangin kryerjen e haxhit

Këshilli Fetar Islamik i Singaporit (MUIS) tha se regjistrimi i 900 besimtarëve që kishin aplikuar këtë vit do të shtyhet për vitin 2021

Singapori ka njoftuar qytetarët e saj muslimanë se këtë vit nuk do të udhëtojnë në Mekë për të kryer haxhin për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Këshilli Fetar Islamik i Singaporit (MUIS) tha se regjistrimi i 900 besimtarëve që kishin aplikuar këtë vit do të shtyhet për vitin 2021. 

“Në konsultim me Ministrinë e Shëndetësisë, MUIS ka vendosur se si një palë e përgjegjshme, është vetëm e matur që Singapori të shtyjë planet e haxhit për të gjithë 900 besimtarët tanë për vitin që vjen”, thuhet në deklaratën e këshillit. 

Komiteti Fetva i Singaporit, i cili lëshon udhëzime fetare për muslimanët, po ashtu mbështeti vendimin për të mos dërguar haxhinjtë në Arabinë Saudite në mes të pandemisë COVID-19.

“Komiteti është i mendimit se në kontekstin aktual nuk përmbushen të gjitha parakushtet për një haxh të sigurt dhe për këtë arsye ata rekomandojnë që delegacioni i Singaporit të shtyjë planet e haxhit në mënyrë që të shmanget dëmi i mundshëm”, thuhet në deklaratë.

Me mbi 26 mijë raste, Singaporti aktualisht është vendi më i prekur nga koronavirusi në Azinë Juglindore dhe po merr masa të gjera për të parandaluar përhapjen e virusit.

Arabia Saudite ende nuk ka vendosur nëse do të vazhdojë me haxhin e këtij viti, të planifikuar për në fund të korrikut.

Në haxhin e vitit të kaluar morën pjesë rreth 2.5 milionë besimtarë muslimanë.

Arabia Saudite, e cila deri më tani ka raportuar rreth 47 mijë raste dhe pothuajse 300 vdekje, në muajin mars për gjithë vitin pezulloi Umren.

Për momentin situata është larg nga kontrolli në Arabinë Saudite, me mbi 2.000 raste të reja të konfirmuara ditën e djeshme

Në fillim të kësaj jave, autoritetet njoftuan një shtet-rrethim për festën pesë-ditore të Fitër Bajramit, që shënon fundin e muajit të agjërimit, Ramazanin, duke filluar nga 23 maj.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments